Këtë herë, në eventin tonë të dytë ju dedikuam një teme me rëndësi në kulturën tonë.
Tema e Zisë solli në vëmendje një plagë të shoqërisë shqiptare e më tej. Me të ftuara, Fiona Zeka neuropsikologe dhe Bora Skreli, psikologe klinike sollëm Zinë në shumë dimensione duke nisur nga procesi, neuropsikologjia dhe trajtimet. Dicka interesante që mësuam nga Fiona : 3 dimensionet e një lidhje janë vendi,koha dhe lidhja emocionale. Kur humbin dy të parat, ngelet gjithmonë e fundit.Ndërkohe Bora na mësoi që “Sado jo e logjikshme dhe e frikshme të tingëllojë hapi kryesor i integrimit të zisë në jetën tonë është ta lejojmë veten të përjetojmë cdo emocion të këtij procesi si shenja që jemi gjallë, kemi dashur dhe kemi qenë të dashur nga të tjerët”