Blog & Aktivitete

STILET E PRINDËRIMIT

Gjatë jetës tonë roli ynë në shoqëri ndryshon dhe përgjegjësitë e detyrat që na presin janë të pashmangshme. Një ndër këto role e shoqëruar me shumë përgjegjësi e detyra është edhe prindërimi. Prej fëmijë bëhemi të rritur, pastaj bëhemi partner i dikujt, e më vonë me zgjedhjen tonë edhe prindër. Mënyra se si prindërit ndërveprojnë dhe i disiplinojnë fëmijet e tyre ka një rolë thelbësor dhe ndikim të jashtëzakonshëm në jetën e fëmijeve, prandaj prindërit duke u bazuar në vlerat, edukimin, e qëndrimet e tyre zgjedhin stilin e prindërimit më të pershtatshëm për ta, në mënyrë që t’iu sigurojnë fëmijëve të tyre një rritje të shëndetshme dhe të sigurtë.

Disa prej tyre ndërveprojnë shumë me jetën e fëmijëve të tyre e disa zgjedhin të qëndrojnë me të distancuar, disa janë më të ngrohtë e të komunikueshëm, e disa prej tyre me të rrept e kontrollues. Nëse ndonjeherë ke ҫuar në mendje pyetjen “Ҫfarë llojë i prindit dua të jem?” atëherë je në vendin e duhur, sepse ne do të shtjellojmë dhe flasim pikërisht për prindërimin dhe llojet e tij.

Studiuesit e ndryshëm i kanë ndarë stilet e prindërimit në mënyra e lloje të ndryshme, mirëpo ne do të fokusohemi në 4 llojet e stilit të prindërimit sipas Diana Baumrind.

Ajo i ndan në katër kategori:

  • Stili Autoritar i prindërimit
  • Stili Autoritativ i prindërimit
  • Stili Lejues i prindërimit
  • Stili Neglizhues i prindërimit.

Stili Autoritar i Prindërimit

Prindërit e këtij stili priren të kenë një komunikim të varfër. Prindi vendos rregulla strikte dhe fëmija i bindet, duke mos i’u dhënë asnjëherë mundësi fëmijëve për negocim. Ata presin që fëmijët e tyre t’i respektojnë këto standarde duke mos bërë asnjë gabim, dhe nëse bëhen gabime ato zakonisht udhëhiqen me dënime të rrepta. Ky stil prindërimi mund të rezultojë në fëmijë që kanë nivele më të larta agresioni, por mund të jenë gjithashtu të turpshëm, të paaftë nga ana sociale (Masud, 2019), të kenë vetëvleresim të dobët dhe paaftesi për të marrë vendime (Martínez, 2007). Sipas Muhammad, Rathi dhe Baroi (2022) egziston një korrelacion shumë i lartë mes prindërimit autoritar dhe agresionit të fëmijëve.

Stili Autoritativ i Prindërimit

Ky stil në krahasim me atë Autoritar dallon dukshëm. Prindërit e këtij stili kanë marrëdhënie të ngrohta me fëmijët e tyre dhe komunikim të vazhdueshëm mes vete. Ata e kuptojnë që fëmijët e tyre janë të rinjë dhe i’u ofrojnë lirinë e mjaftueshme për të përjetuar eksperienca të reja. Këta prindër vendosin pritshmëri të qarta për fëmijet e tyre, dhe cdo here i’u shpjegojnë atyre arsyet për veprimet disiplinore duke ua bërë të qartë pse, si ndikojnë dhe cka janë ato rregulla që ata duhet t’i zbatojnë. Metodat disiplinore përdoren si mbështetje e jo si ndëshkim. Ka komunikim të rregullt dhe të përshtatshëm midis prindit dhe femijes, ku fëmijët janë të lirë të flasin për aspekte të ndryshme. Ky stil prinderimi con në rezultate më pozitive tek fëmijët, mirëpo njëkohësisht kërkon durim dhe përpekje nga të dy palët. Sipas Masud (2019),
fëmijët të rritur nga prindër që përdorin këtë stil janë më të sigurtë dhe të përgjegjshëm. Rezultojnë më pozitivë në shumë sfera të jetës, menaxhojnë emocionet e tyre negative në mënyrë më të lehtë dhe efektive, kanë aftësi më të mira sociale, shëndet emocional, vetëbesim më të lartë, sukses në arritje akademike dhe besojnë se janë të aftë për t’i arritur qëllimet e tyre.

Stili Lejues i Prindërimit

Prindërit e këtij lloj prindërimi veprojnë më shumë si miq se sa si prindër. Ata janë të ngrohtë, edukues dhe kanë pritshmëri minimale për fëmijët e tyre. Sa i përket rregullave ato janë shumë të rralla dhe ka komunikim të mangët. Ata i dhurojnë fëmijëve liri dhe mundësi për t’i kuptuar vet gjërat. Nuk përdorin ndonjë llojë forme disiplinuese. Mirëpo, në anën tjetër kjo liri e tepërt mund të coj në rezultate negative, pasi që fëmijët vendosin vet për gjërat e tyre, si orarin e gjumit, të bëjnë apo mos të bëjnë detyrat e shkollës, kohën para ekranit e kështu me rradhë. Sa i përket personalitetit, kjo liri e tepërt u jep atyre vetëbesim të lartë pasi cdoherë janë mësuar t’i bëjnë gjërat si dhe kur ata duan. Njëkohësisht ata mund të shfaqin shenja impulisiviteti, egoizmi dhe probleme me vetërregullim (Leeman, 2014).

STILI NEGLIZHUES I PRINDËRIMIT

Ky lloj prinderimi, i ndryshëm nga të katër llojet e tjera, ofron një liri shume më të madhe për fëmijët e tyre. Ata si prindër u plotësojnë fëmijëve nevojat dhe kërkesat themelore mirëpo janë shumë të shkëputur nga jeta private e fëmijeve, duke pasur një raport me të distancuar dhe te ftohtë. Njësoj si prindërimi lejues, edhe këta prindër kanë pritshmëri minimale për fëmijët e tyre dhe kanë një komunikim të mangët. Fëmijët e prindërve të papërfshirë në përgjithësi performojnë dobët në pothuajse çdo fushë të jetës. Këta fëmijë priren të shfaqin mangësi në njohjen, lidhjen, aftësitë emocionale dhe aftësitë sociale. Për shkak të mungesës së reagimit emocional dhe dashurisë nga prinderit e tyre, fëmijët e rritur nga prindër të papërfshirë mund të kenë vështirësi në formimin e lidhjeve më vonë në jetë (Hong, 2012).

E përgaditi: Fjolla Murati

Referencat

Hong, E. (2012). Impacts of parenting on children’s schooling.
https://ro.uow.edu.au/jseem/vol2/iss1/7/
Leeman RF, Patock-Peckham JA, Hoff RA, Krishnan-Sarin S, Steinberg MA, Rugle LJ, Potenza MN. (2014). Types of Parenting Styles and Effects On Children.
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/books/NBK568743/#:~:text=Permissive%20parents%20tend%20to%20be,in%20rare%20uses%20of%20discipline.
Martínez I, García JF. (2007). Types of Parenting Styles and Effects On Children.
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/books/NBK568743/

Masud H, Ahmad MS, Cho KW, Fakhr Z. (2019). Types of Parenting Styles and Effects On Children.

Muhammad, N., Rathi, S., Baroi, B. (2022). Authoritarian Parenting: Its Impact, Causes, and Indications.
https://www.psychologytoday.com/us/blog/overcoming-destructive-anger/202402/authoritarian-parenting-its-impact-causes-and-indications

https://www.ncbi.nlm.nih.gov/books/

NBK568743/#:~:text=Permissive%20pa
rents%20tend%20to%20be,in%20rare%
20uses%20of%20discipline.
Martínez I, García JF. (2007). Types of Parenting Styles and Effects On Children.
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/books/N

BK568743/

Masud H, Ahmad MS, Cho KW, Fakhr Z. (2019). Types of Parenting Styles and Effects On Children.
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/books/N

BK568743/

Muhammad, N., Rathi, S., Baroi, B. (2022). Authoritarian Parenting: Its Impact, Causes, and Indications.
https://www.psychologytoday.com/us/

blog/overcoming-destructive-anger/202402/authoritarian-
parenting-its-impact-causes-and-indications

43 Komente

Lini një Koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Fëmija Brenda

Kontakti

© 2024 Copyright AAB Students

sq